Ilustrim

Bizneset që i deklarojnë punëtorët pa kontrata nuk do të ndëshkohen shkaku i pandemisë

Të gjitha kompanitë të cilat u ofrojnë kontrata 1 vjeçare gjatë kohës së pandemisë punëtoreve të cilët më parë nuk i kanë pasur të regjistruar nuk do të ndëshkohen.

Kështu të paktën ka deklaruar mbrëmë Ministri i Financave dhe Transefereve, Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë se është dezinformuar opinioni se në rast se i regjistrojnë punëtoret më vonë do të ndëshkohen.

“Është dezinfomu opinioni që mos i lajmëroni punëtoret se me pas keni me u dënu, bizneset e kanë  mundësinë që ti pajisin  punëtoret me kontrata 1 vjeçare dhe jemi në rregull edhe ata do të përfitojnë nga skema”, ka deklaruar ministri në një debat televiziv.

Bislimi shtoj se masa e Qeverisë nuk synon ti dënoje bizneset por synon të ju dalë në ndihmë dhe formalizim të bizneseve.

Kjo mundësi u është ofruar bizneseve nga Qeveria e Republikës së  Kosovës me qëllim që të stimulimit të punësimit dhe formalitetit.

Punëtoret të cilët pajisen me kontrata 1 vjeçare gjatë periudhës së pandemisë kanë mundësi të përfitojnë nga pako emergjente fiskale e miratuar nga Qeveria.

Atyre do të u takojnë dy paga me nga 130 euro, këto paga janë paraparë në masën e 14 të pakos emergjente fiskale të miratuar nga Qeveria e  Kosovës.

Për të ju dalë në ndihmë kësaj kategorie te të punësuarve Qeveria ka ndarë 6 milion euro.

Krejt çka duhet të bëjnë kompanitë është që këta punëtor ti deklarojë si punëtor të rijnë, duke u lidhur kontrata 1 vjeçare gjatë kohës së Pandemisë në Kosovës.

Kushtet e përfitimit të këtyre pagave nga pako fiskale janë:

“Lidhja e kontratës 1 vjeçare, plotësimi i formularit në ATK duke kërkuar kompensimin e pagave, kontrata të nënshkruhet pas fillimit të pandemisë në Kosovë, punëtori të deklarohen në listën e pagave nga biznesi si dhe punëtori të ketë llogari bankare në Kosovë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pako emergjente fiskale e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraparë që ti dalë në ndihmë kategorive të ndryshme sociale, punëtorëve dhe bizneseve me rastin e uljes së intensitetit të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Për këto ndihma qeveria ka ndarë  170 milion euro të cilat do të ndehën në 15 masa të ndryshme për përkrahjen e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.