Bill Clinton mbush 74 vjet, ditëlindja e tij festohet edhe në Kosovë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot feston ditëlindje.

Clinton sot ka mbushur 74 vjet. Bill Clinton ka qenë president i 42-të SHBA-së në vitet 1993-2001.

E ditëlindja e tij do të festohet edhe në Kosovë, në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë, nga ora 11:00.

Ish-presdienti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, kanë vizituar Kosovën për të kremtuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, qershorin e 2019-s.