Bill Clinton me video nga vizita në Shqipëri, shkruan edhe për Kosovën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka postuar një video nga vizita e tij në Shqipëri dhe momenti kur pranoi edhe një dekoratë në shenjë mirënjohje për arritjet publike.

“Sot më dhatë mundësinë të shoh të ardhmen në një vend që mund ta kishte vrarë e kaluara”- është shprehur Clinton në video.

Derisa ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku thekson se gjatë konfliktit në Kosovë, Shqipëria strehoi gjysmë milioni refugjatë.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”- ka shkruar Clinton.