Bie nga kati i shtatë, vdesë një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtesë në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Mund të ju konfirmojë që një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtesë ne rrugën e Jonit në Komunë e Prizrenit. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli për Kallxo.com

Gashi ka thënë se Policia e Kosovës aktualisht nuk ka informacione për identitetin, moshën apo prej nga vjen personi që ka vdekur.