Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Biden: Putin është mbështetur për muri në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ka shenja të qarta që presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike dhe atyre biologjike në Ukrainë.

Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij nuk do t’iu nënshtrohet ultimatumeve nga Rusia – pasi Moska ka thënë se do t’iu mundësojë banorëve të Mariupolit që të ikin, nëse Ukraina dorëzon qytetin. Ai ka bërë thirrje për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllim të dhënies fund të konfliktit.

Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia ka rritur prezencën ajrore në Ukrainë në 24 orët e fundit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./REL