Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: Shkarkimi i Bordit të RTK-së është politik

Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se rekomandimi i të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, është politik dhe ka për synim sipas tij të krijoj një bord të ri që është në menaxhim të qeverisë.

“Ky shkarkim është puro politik, i një anshëm nuk ka të bëjë asgjë me vlerësimin e një organi kolektiv siç është bordi, po ka të bëjë me një vendim që buron me vendos një bord tjetër që është në menaxhim direkt prej qeverisë. Vlerësojmë se ky rekomandim është rekomandim që të vetmin synim e ka të krijoj një bord tjetër që i shërben qeverisë dhe jo publikut”, tha Tahiri.

Ndryshe Kuvendi është duke shqyrtuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.