Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Bastisje në Suharekë, policia gjen kallashnikov e fishekë

Një kallashnikov, 97 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator, një predhë e fishekut, 20 krehët të fishekëve e dy pajisje për pastrim të armëve janë konfiskuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Grikoc të Komunës së Suharekës.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar një person ndërsa më pas i kishte bastisur edhe shtëpinë e tij.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.