Bashkëjetuesi detyron femrën të kryejë marrëdhënie me katër persona

Një femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Polici në Fushë Kosovë, se një mashkull me të cilin bashkëjeton, i ka dërguar katër persona të tjerë në banesë, që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu, ajo ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1,400 euro dhe 2,000 euro para të gatshme, si dhe e ka sulmuar fizikisht disa herë, duke e detyruar të kërkojë lëmoshë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë.