Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një person përfundoi nën pranga pasi dyshohet se i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën, e mitur.

Rasti është iniciuar më 14.02.2024 në Rahovec.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit policor, rasti është trajtuar si “bashkësi jashëmartesore me personin nën 16-vjeç”.