Bashkatdhetarët vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.

Tutje në komunikatë bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, siç njofton zyra për media, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 – 16:00.