Basha: Sot është dita e demokracisë, dilni votoni masivisht!

Sot në Shqipëri janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamantare.

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, pasi votoi bëri thirrje që të dilet masivisht në këto zgjedhje pasi, sipas tij, është dita kur në dorë qytetarët kanë fuqinë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është ditë historike. Ështe dita kur të gjithë ne, gjithë shqiptarët, kemi në dorë fuqinë për fëmijët e juaj, për familjet, për vendin e për kombin. Dilni masivish. Sot është dita e demokracisë”, u shpreh Basha para mediave pak pas votimit.