Banorët e Miradisë së Epërme bllokojnë rrugën në shenjë proteste (FOTO)

Disa banorë të fshatit Miradi e Epërme sot kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit.

Nga disa foto të siguruara nga KALLXO.com, shihet se kërkesa e tyre është që të shtrohet rruga në gjatësi prej 75 kilometrave, trotuari, dhe shiriti gjelbërues.

Po ashtu, në pankartat që protestuesit mbanin në duar kërkohej edhe rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal si dhe ndriçimi i rrugës.

Rruga është hapur nga ana e protestueseve pas diskutimeve me komandantin e stacionit Policor.