Foto: Rudolf Sivy

Banja e njohur shëndetësore në Sllovaki rihapet më 4 maj

Banja historike shëndetësore në qytetin perëndimor sllovak të Piestany thotë se do të rihapet në 4 maj.

Fillimisht, kjo banjë do të kujdeset për pacientët sllovakë në dhoma individuale dhe në kushte të rrepta higjenike, për shkak të COVID-19, raporton Balkan Insight.

Qeveria e Sllovakisë mbylli të gjitha qytetet e banjave mjekësore në mars.

“Spa Piestany” është e njohur për cilësitë mjekësore dhe terapeutike të ujërave të saj gjeotermale dhe baltës së squfurit.

Në pranverë dhe verë, zakonisht vizitohet nga mijëra persona nga Lindja e Mesme dhe Gjermania.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu