
Avdullah Hoti paralajmëron kthimin e karantinës
29.6.2020 - 14:56
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media ka paralajmëruar mundësinë e karantinimit të disa lokacioneve në të cilat ka më shumë raste me COVID-19.
Hoti pas takimit me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me coronavirus tha, se kanë diskutuar në detaje për masat që do t’i marrin qysh në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
“Jemi duke e konsideru nëse duhet marrur masa për karantinimin e disa prej lokacioneve ku ka më shumë raste të paraqitura. Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve në hapësira të hapura ose mbyllura më shumë se 100 persona. Duhet të rregullohen ceremonitë mortore vetëm me rrethin e ngushtë familjar”, tha Hoti.