Autobusët e linjave ndërurbane protestojnë për herë të dytë para qeverisë

Autobusët e linjave ndërurbane për herë të dytë janë mbledhur para qeverisë në shenjë proteste.

Një protestë e tillë u organizua gjatë javës së kaluar,  për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit si shkak i humbjeve nga pandemia.

Ndërprerja e linjave të transportit ndërurban ka filluar që nga dita e mërkurë e javës së kaluar.

 

 

 

Të gjitha linjat e autobusëve ndalojnë punën, kërkojnë përkrahje nga Qeveria