Ilustrim

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe sot ka njoftuar për rezultatet 24 orëshe të COVID-19.

Zemaj, pas një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë ka njoftuar se sot nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitive ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Në anën tjetër, ai ka treguar edhe për vizitën e tij në këtë instutucion, së bashku me një grup mejkësh kardiologë.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai.