COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19.

Shtatë raste pozitive me coronavirus dolën nga 2,202 testime që janë kryer.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria njofton se sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,536.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 103.