COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 në Kosovë.

Ndërsa, nga 1,651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5,751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,568,983 doza të vaksinës, prej tyre  730,037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 441.