COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur, 30 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 2,347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në anën tjetër, sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 155,671 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 1,676.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 10,736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 588,481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,407,966 doza të vaksinës.