Asistentja e Biden falënderon Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve dhe solidaritetin me Ukrainën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë njofton se Asistentja për Sigurinë Kombëtare e Presidentit amerikan Joe Biden, Liz Sherwood-Randall ka shprehur falënderime ndaj Kosovës për pritjen e përkohshme të afganëve dhe aktet e solidaritetit me popullin ukrainas.

“Dr. Sherëood-Randall shprehu falënderime të thella për Presidentin Osmani dhe Kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për pritjen e përkohshme të afganëve të cenueshëm në Kampin Liya gjatë tranzicionit në shtëpitë e ardhshme, për partneritetin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe për aktet e solidaritetit të Kosovës me popullin ukrainas”, shkuran ambasada amerikane.

Tutje në njoftim është bërë e ditur se gjatë vizitës së saj në Kosovë, Sherwood- Randall ka vizituar kambin Liya dhe kampin Bondsteel.

“Gjatë javës së 14 marsit, Asistentja e Presidentit për Sigurinë Kombëtare Dr. Liz Sherwood-Randall udhëhoqi një delegacion të SHBA-së në Prishtinë, Kosovë. Gjatë vizitës, Dr. Sherëood-Randall u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti dhe vizitoi kampin Liya dhe kampin Bondsteel”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadës amerikane, Sherwood- Randall gjithashtu ka theksuar përkushtimin e SHBA për sigurinë rajonale të Kosovës dhe mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Sherwood-Randall përsëriti përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë rajonale të Kosovës, siç dëshmohet përmes udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e NATO-s në Forcën e Kosovës (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si ajo. vazhdon planin e tij 10-vjeçar të tranzicionit”, bëhet e ditur në njoftim.

Kujtojmë se qindra afganë ishin evakuuar nga Afganistani në Kosovë dhe vende tjera, pasi Shtetet e Bashkuara ishin larguar përfundimisht nga misioni i tyre në Afganistan dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.

Me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rezolutën për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus.

Kosova ka shprehur gadishmërinë për të strehuar 20 gazetarë ukrainas dhe gjithashtu strehimin eventual të deri 5000 refugjatëve nga Ukraina.