
Foto: Policia e Shtetit/Facebook
Arrihet dakordim për zgjerim të bashkëpunimit në mes Policisë së Kosovës e të Shqipërisë
Dy homologët, drejtori i Policisë së e Kosovës, Gazmend Hoxha e ai i Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku sot ranë dakord që të zgjerojnë bashkëpunimin në mes vete.
Ishte Rrumbulluaku ai që priti në takim Kolonel Hoxhën e delegacionin që e shoqëronin atë.
Së bashku në këtë takim u vlerësua bashkëpunimin i deritanishëm në mes dy institucioneve të sigurisë në këto dy vende fqinje.
Madje në takim u theksua edhe rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të strukturave të hetimit të krimit, të kufirit dhe atyre të sigurisë publike.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, me propozim të Rrumbullakut u vendos që të dyja shtetet të punojnë në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, shkëmbimit në kohë të informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim të cilët shpesh u tha se shfrytëzojnë dy vendet për t’iu fshehur drejtësisë së vendit ku ata kryejnë krime.
“Rëndësi e veçantë iu kushtua dhënies së mbështetjes reciproke në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti në fushën e krimeve kibernetike” – thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu u treguar se dy homologët vunë theksin te patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Po ashtu temë diskutimi ishin edhe patrullimet e përbashkëta për sigurinë rrugore, duke qenë se gjatë sezonit veror fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt zonave bregdetare të Shqipërisë u vlerësua si shumë i lartë.
Madje në këtë takim u tha se u diskutua edhe rreth koordinimit dhe bashkëveprimit të dy policive, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.