FOTO ILUSTRIM

Arrestohet shtetasja e huaj, mori një veturë në një auto-sallon e nuk e ktheu

Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një grua, shtetase e huaj nën dyshimin se e njëjta mashtroi.

Kjo për faktin se shtetasja e huaj sipas njoftimit të policisë, më 27.05.2024 kishte marrë nga një auto sallon një veturë dhe nuk e kishte kthyer më.

Rasti ishte raportuar në polici nga ankuesi më 29.05.2024 ndërsa dje (31.05.2024) e dyshuara ishte lokalizuar dhe më pas edhe arrestuar nga policia.

E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.