Ilustrim: Pamje nga Arrestimi

Arrestohet pronari i agjencisë turistike “Vol Travel” në Gjilan

Pronari i Agjencisë Turistike “Vol Travel” me seli në Gjilan është arrestuar ditë më parë nga policia.

Në fillim të muajit gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ka pranuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistike “Vol Travel” me seli në Gjilan.

Policia kishte njoftuar se kishte dyshime se këto aranzhime turistike nuk kanë realizuar nga Agjencioni “Vol Travel”.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë tha për KALLXO.com se pas hetimeve të policisë për rastin në fjalë ka rezultuar me arrestimin e një personi të  dyshuar.

“ Policia e Kosovës me datën 2 gusht përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar hetimet për mashtrim nga një kompani udhëtimesh. Pas hetimeve ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar G.L, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë mashtrim” tha Krasniqi për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar për mashtrimet e agjencisë “Vol Travel”.

https://kallxo.com/gjilan-mashtrohen-nga-nje-kompani-turistike/

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-ben-apel-per-kujdes-nga-mashtrimet-e-agjencive-turistike/