Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Arrestohet prizrenasi pasi kanosi ish të fejuarën dhe babain e saj

Policia në Prizren dje ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 11:54, nën dyshimet se i njëjti ka kanosur ish të fejuarën e tij dhe babin e saj.

Policia nuk ka bërë të ditura arsyet e kësaj kanosje, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.