Arrestohet pasi rrahu nënën, i gjenden dy pistoleta në shtëpi

Policia ka arrestuar mbrëmjen e kaluar një person në Prizren nën dyshimet se i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nënën e tij.

Pas arrestimit, deri sa po intervistohej i dyshuari kishte treguar se në shtëpinë e tij mbante dy armë.

Policia ka bërë kontroll dhe ka gjetur e konfiskuar dy pistoleta.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.