Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se dje me 25.05.2024 ka arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin për kanosje.

Sipas njoftimit të IPK-së, fillimisht hetuesit kishin pranuar një informatë se një polic në Gjakovë jashtë detyrës zyrtare ishte i përfshirë në një rast të kanosjes.

Pas veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti” – thuhet në njoftimin e IPK-së.