Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Iniciohet një rast dhunimi në Gjakovë, Policia arreston tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se është iniciuar një rast i dhunimit që dyshohet se ka ndodhur të enjten, më 30.05.2024, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre burra si dhe dy gra, të cilat u tha se nuk kishin dokument identifikimi.

Policia e Kosovës tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje.

Tutje u tha se viktimat, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor.