Arrestohet një person në Fushë Kosovë, sulmoi fizikisht prindërit e tij

Një person është arrestuar nga Policia në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në Fushë Kosovë.