Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një i dyshuar për posedim të një pistolete me 14 fishekë

Një i dyshuar është arrestuar të dielën në fshatin Mokne të Istogut, nën dyshimin se posedonte një pistoletë me 14 copë fishekë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit ia kanë konfiskuar armën të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, shkruan Policia në raportin 24-orësh.

Rasti i cilësuar si vepër penale “armëmbajtje pa leje” ka vazhduar në procedurë të rregullt.