Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.

Policia thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.