
Policia e Kosovës
Arrestohet një femër në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht një femër tjetër
01.4.2023 - 09:35
Një femër është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër tjetër, pas një zënke në mes vete.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Pejë.