(Ilustrim)

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se fotografonte fqinjët

Një burrë në Mitrovicë është arrestuar dje rreth orës 17:05 për shkak se ai dyshohet se ka bërë fotografime dhe incizime të paautorizuara dhe ngacmim ndaj fqinjit të tij dhe familjes së fqinjit.

Policia ka shpjeguar se viktima ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij (i dyshuari) i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës ku tutje bëhet e ditur se me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.