Foto: Ilustrim

Arrestohet në Obiliq i dyshuari për rrahje të gruas

Një grua në Obiliq ishte gjatë ditës së djeshme viktimë e dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:17 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima e këtij rasti si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.