Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet i kërkuari nga Gjykata e Gjilanit, ishte dënuar me burg për dhunim

Një 21-vjeçar, K.J., është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tri vitesh për veprën penale – dhunimi.

Për rastin në fjalë, Policia e Kosovës ka thënë se ndaj të arrestuarit Gjykata e Gjilanit, dega në Viti, kishte lëshuar urdhëresë.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri vitesh për veprat penale ’Dhunim’” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia tregoi se arrestimi i K.J. u bë nga zyrtarët policorë të stacionit policor në Viti, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” – tregoi Policia duke shtuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.