Arrestohet i dyshuari që kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një burrë.

Sipas policisë, viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Rasti ka ndodhur më 20 maj, në Gjilan.

Policia e ka iniciuar rastin dhunë në familje dhe ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.