Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për trafikim me tri të mitura

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të arrestoj në Prishtinë një person të dyshuar i cili ka bërë trafikim me tri të mitura.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme.

Si provë materiale se i dyshuari ka bërë trafikim me tri të mitura, policia ka konfiskuar një telefon.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.