Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje nëpër markete në Prishtinë

Një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve është arrestuar nga Policia e Kosovës

Policia bën të ditur se i arrestuari Sh. J. 40 vjeçar, dyshohet për disa vjedhje nëpër markete në Prishtinë.

“Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për më shumë se 5 raste). Rastet kanë ndodhur kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës. Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – Sh.J . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, bën të ditur Policia.

“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, përfundon njoftimi i Policisë.