Ilustrim.

Arrestohet i dënuari për terrorizëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot ka arrestuar një burrë që kërkohej për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’.

Sipas njoftimit të policisë, 45 vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ishte i dënuar me burgimi prej, 2 vite e 5 muaj.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, është thënë tutje në njoftimin e policisë.