Ilustrim

Arrestohet 22 vjeçari, Policia e Shtetit e kapi duke vozitur nën ndikim të narkotikëve 

Një 22 vjeçar është arrestuar nga organet e rendit në Shqipëri. Policia rrugore e Tiranës e kapi të njëjtin duke vozitur nën efektin e lëndëve narkotike. 

Në një njoftim të cilin e kanë publikuar në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka njoftuar se i riu u kap nga Policia rrugore gjatë kohës sa janë duke vazhduar kontrollet për evidentimin dhe shkelësit e rregullave të qarkullimit. 

Këto kontrolla janë duke vazhduar për të parandaluar këta pjesëmarrës në trafik të jenë rrezik potencial për përfshirje në raste të ndryshme rrugore. 

Në një pikë statike, policia ishte vendosur dhe kishte vërejtur 22 vjecarin që po drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt. 

I njëjti sipas Policisë së Shtetit gjatë ditës së djeshme në rrugën e Elbasanit kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe më pas kishte dalë nga rruga.

Pas testimit të të njëjtit i njëjti rezultoi se po drejtonte veturën nën efektin e drogave.