(Ilustrim)

Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar nga gjykata, i sekuestrohet pistoletë dhe thikë

Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, i cili po dyshohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, është arrestuar nga njësiti i hetimeve të përgjithshme.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, nga 21-vjeçari me inicialet H.V, janë sekuestruar një pistoletë, një thikë, tre karikatorë dhe 24 fishekë.

Pas procedurave të nevojshme policore, në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit.