Ilustrim

Arrestohen tre të mitur, dyshohet se vodhën në dy shtëpi të mërgimtarëve në Raushiq të Pejës

Policia në Pejë ka arrestuar tre të mitur të dyshuar se kanë kryer vjedhje të rëndë në dy shtëpi dhe objekte përcjellëse të qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë që ndodhen në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Policia është informuar për këtë rast më 29.05.2024, rreth orës 07:30.

Të dyshuarit kanë kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune, njofton Policia.

Me këtë rast, pasi janë intervistuar dëshmitarët, Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit dhe t’i arrestojë.

“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre persona tё dyshuar (tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 30.05.2024.

Si rezultat, Policia u ka sekuestruar të dyshuarve sendet e vjedhura, të cilat pritet t’u kthehen pronarëve pas procedurave policore.

Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë liruar në procedurë të rregullt, por jo edhe i treti.

“Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё” – kanë njoftuar Policia.