Ilustrim

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë për posedim narkotikësh

Tre persona u arrestuan në Fushë Kosovë pasi dyshohen për posedim narkotikësh.

Policia e Kosovës bën të ditur se pas raportimit se në një kafe-bar dyshohej për shitblerje të narkotikëve, njësitet policore kanë takuar tre të dyshuar ku tek dy prej tyre është gjet dhe konfiskuar substanca e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 0.9 dhe 1 gram.

Sipas Policisë, në lokal u gjetën dhe konfiskuan para në vlerë prej 370 eurove që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 64.7 gramë si dhe dy qese të mbushura me marihuanë me peshë rreth 51.2 gramë.

U bastis edhe banesa e njërit prej të dyshuarve.

Pas intervistimit, të arrestuarit me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.