Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohen tre burra në SHBA në lidhje me vrasjen e një gruaje më 1989

Tre burra u arrestuan nën dyshimin për vrasjen e një gruaje në vitin 1989 në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri tek arrestimi i tyre erdhi pasi që dikush u dha autoriteteve informacion pas rreth tri dekadash, thanë autoritetet.

Kelle Ann Workman ishte raportuar e zhdukur më 30.06.1989 në qarkun Dagla, kurse trupi i saj i vdekur ishte gjetur tetë ditë më pas në pyllin e qarkut Kristian.

Bobby Banks, Leonard Banks dhe Wiley Belt janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje, kidnapim dhe dhunim për këtë rast, sipas autoriteteve.

Prokurori Matt Weatherman tha se arrestimet erdhën pasi që një person u dha informacione “në muajt e fundit” rreth vrasjes së Kelle Ann Workman. Personi që u dha informacione autoriteteve, sipas tyre nuk ishte person i përfshirë në rast në asnjëlloj forme./CNN

Përgatiti: Shqipron Xhema