Arrestohen pronarët e një thertoreje në Deçan

Dy pronarë të një thertoreje në Deçan janë arrestuar dje pasi nuk e kanë lejuar inspektorin e veterinarisë të kryejë punën e tij.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lluka e Epërme të Deçanit dje rreth orës 13:50.