Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë për përfshirje në rrahje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirë në një rrahje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur para dy ditëve, në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë dhe sipas njoftimit në përleshje janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Policia ka bërë të ditur se dy nga personat e dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.