Arrestohen dy persona, sulmuan policët në detyrë

Gjatë patrullimit njësitë policore kanë hasur në një lokal të hapur ku prezent kanë qenë disa persona.

Lidhur më këtë policia ka shënuar  kundërvajtje ndaj disa prej personave.

Dy të dyshuar që kanë qenë në ndikim të alkoolit kanë refuzuar të dalin nga lokali dhe njeri prej tyre e ka dëmtuar edhe veturën e policisë.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarave është dërguar në mbajte ndërsa personi tjetër është liruar.