Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për spiunazh

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridona Kozmaqi e ka konfirmuar për KALLXO.com se të arrestuarit janë nën masën e ndalimit 48 orësh me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Mund të konfirmoj se në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në janë realizuar bastisje në dy lokacione, të njëjtit dyshohen për veprën penale të spiunazhit” – tha Kozmaqi për KALLXO.com.

KALLXO.com përmes burimeve të saj mëson se edhe personi tjetër i arrestuar me inicialet M.Q. ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës deri në vitin 2011, por i njëjti ishte larguar nga puna.

Nga zyra e Kryeprokurorit u konfirmua se Prokuroria Speciale do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme brenda afateve ligjore.

Sipas një komunikate për media të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, arrestimet kanë ndodhur pas hetimeve disa mujore.

Shënim: Artikulli është edituar më 05.06.2024, në ora 17:19 dhe iu është vendosur fjalia që tregon se njëri nga të dyshuarit kishte punuar në Policinë e Kosovës