Arresohet i dyshuari pasi rrahu të dashurën e tij

Një person në Pejë është arrestuar pasi që i njëjti ka rrahur të dashurën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në Pejë.

Në njoftim thuhet se duke e sulmuar fizikisht i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës e cila ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.