Arbërie Nagavci: Sot po votohet qeveria Thaçi 3

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar seancen e jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë.

Nagavci përmes një postimi në Twitter ka thënë se sot po tentohet të votohet Qeveria Thaçi 3 e cila, sipas saj, është qeveri e copëtimit të Kosovës.

“3 Shkurti ka qenë ditë gëzimi. U votua Qeveria të cilës i besoi populli me 6 tetor. Sot po tentohet te votohet Qeveria Thaçi 3. Qeveria e dëshpërimit, qeveria e mujsharëve, qeveria e coptimit të Kosovës”, ka shkruar Nagavci.

Sot në  ora 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

LDK ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK-në, Nisma-n, Listën Serbe dhe dhe partitë tjera të minoriteteve.