Arben Zharku pezullohet nga detyra e drejtorit të Qendrës Kinematografike

Arben Zharku është pezulluar përkohësisht nga pozita e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Një komision disiplinor i formuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hetojë ankesat e ngritura nga komuniteti artistik lidhur me punën e tij si drejtor i QKK-së.

I kontaktuar nga KALLXO.com, drejtori i QKK-së Arben Zharku, e ka konfirmuar pezullimin.

Ai ka thënë se edhe vetë ka kërkuar formimin e një komisioni që do t’ i hetojë akuzat në adresë të tij.

“Është proceduar normale, është formu komisioni. Unë kam kërkuar për me ba një komision për me i vërtetetu krejt dyshimet kushdo që i ka. Pezullimi është normal që mos me mujt me ndiku në komision”, ka thënë Zharku.

Ai ka përjashtuar mundësinë që pezullimi i tij të ketë lidhje me akuzat për Festivalin e Kanës, apo të ndonjë natyre tjetër.